Ja cilat janë ushqimet që duhet t’i hani çdo ditë

loading...


Nëse dëshironi të jeni të shëndetshëm dhe plot energji, shihni më poshtë ushqimet që kanë shumë vlera ushqyese dhe duhet të jenë në menynë tuaj…

Spinaqi
Spinaqi është burim i pasur i bimëve fibroz me bazë omega-3 dhe acid folik, të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, sulmit në tru dhe osteoporozës. Doza ditore që rekomandohet është 1 filxhan spinaq i freskët ose ½ filxhani spinaq i gatuar. Zëvendësimi i spinaqit: lakër kinezë, lakër jeshile, marule.

Kosi
Kosi ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe ndihmon në mbrojtjen kundër kancerit. Doza e rekomanduar ditore është 1 filxhan kos. Zëvendësimi: kefir, soja.

Domatja
Hulumtimet tregojnë se ushqimet e pasur me likopene mund të zvogëlojnë rrezikun e inflamacionit të fshikëzës, mushkërive, prostatës, lëkurës dhe kancerit në stomak si dhe uljen e rrezikut nga sëmundjet e arterieve koronare. Doza e rekomanduar ditore është 22 gr. likopene që përfshin tetë domate të vogla si qershi ose një gotë me lëng domate. Zëvendësim për domate: shalqi, grejpfrut i kuq, mollë japoneze, papaya.

Karrota
Karrota përmban karrotenoid, një përbërës i cili pengon përhapjen e kancerit por edhe zvogëlon rrezikun e astmës dhe artritisit. Doza e rekomanduar ditore është ½ filxhani. Zëvendësimi: patate e ëmbël, kungull, mango, piper i kuq.

Boronica
Është e pasur me antioksidantë, mund të parandalojë përhapjen e kancerit, diabetit dhe çrregullimeve mendore. Boronica është e mirë edhe për ruajtjen e sistemit kardiovaskular, sepse përmban vitamina A dhe C si dhe janë të pasura me fibra. Doza e rekomanduar ditore është 1 filxhan boronica të freskëta ose ½ filxhani me boronica të ngrira apo të thata. Zëvendësimi i boronicave: rrush, kumbulla, rrush të tharë, dredhëza.

Fasulja e zezë
Të gjitha llojet e fasuleve janë të mira për zemrën tonë, por asnjëra nuk mund të rrisë fuqinë e trurit më shumë se sa fasulja e zezë. Kjo është për shkak se fasulja e zezë është plot antocianine, antioksidantë që kanë treguar përmirësimin e funksionit të trurit. Doza e rekomanduar ditore është ½ filxhani, që ofron 8 gr. proteina dhe 7,5 gr. fibra. Zëvendësimi i fasules së zezë: bizele, thjerrëza.

Arra
Arrat janë të pasura me omga-3 acide yndyrore dhe përmbajnë më shumë polifenole se sa vera e kuqe. Doza e rekomanduar ditore është 1 deri në 7 arra. Zëvendësimi i arrave: bajame, kikirikë, fistikë, lajthi.

Drithërat
Drithërat ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, janë të pasura me karbohidrate dhe përmbajnë 10 gr. proteina për gjysmë porcioni. Zëvendësimi: quinoa, fara kungulli, oriz.
arra-1

loading...

loading...