Ja cilat janë 8 ndërtesat më të shtrenjta në botë (FOTO)

Per te vertetuar vleren monetare te ndertimit, hulumtuesit kane krahasuar pamjen, kualitetet estetike dhe brendin e ndertimeve. Ne vijim jane disa prej ndertimeve qe vlejne me se shumti ne te gjithe boten.

Kulla Eiffel

1.    Kulla Eiffel, 435 miliard euro. E larte 324 metra, e ndertuar ne vitin 1889 si porte hyrese per ekspoziten boterore te mbajtur per 100-vjetorin e Revolucionit francez, Kulla eshte nje shenje mbrojtese e Parisit, e emertuar sipas krijuesit ideor te saj, inxhinierit Gistav Eiffel. Ajo konsiderohet si nje prej atraksioneve me te vizituara ne bote, ne te cilen vetem vitin e kaluar jane ngjitur me shume se 7.1 milione turiste.

Koloseumi ne Rome

2.    Koloseumi ne Rome, 91 miliard euro. Ai  eshte ndertimi i dyte ne listen e objekteve me te çmueshme ne bote. Ndertimi i amfiteatrit, ne te cilen jane mbajtur betejat e gladiatoreve, ka zgjatur nje dekade dhe ka perfunduar diku rreth vitit 80 para epokes sone. Ky ndertim gjate nje viti vizitohet rregullisht nga te pakten kater milione turiste.

Sagrada familia apo Familja e Shenjte

3.    Sagrada familia apo Familja e Shenjte eshte ndertim ne Barcelone te Spanjes dhe renditet si i treti objekt me i vlefshem me çmimin prej 90 miliarde eurosh. Kjo bazilike romano-katolike, kryeveper e arkitektit katalonas, Antonio Gaudi, ende nuk eshte perfunduar. Kisha ka hyre zyrtarisht ne listen e trashegimive boterore te UNESCO-s dhe vizitohet per çdo vit nga me teper se tre milione njerez.

Katedralja Duomo ne Milano

4.    Katedralja Duomo ne Milano – 82 miliarde euro. Kjo kishe impresive eshte ndertuar pothuajse gjashte shekuj me pare dhe eshte katedralja e katert me e madhe ne te gjithe boten dhe me e madhja ne Itali. Konsiderohet si nje veper e rralle e arkitektures gotike, ndersa punimet ne te vazhdojne edhe sot. Kete katedrale gjate vitit e vizitojne rreth pese milione persona.

Shtepia e Bardhe ne Washington

5.    Shtepia e Bardhe ne Washington – 80 miliarde euro.Kjo ndertese 80 miliarde eurosh ka figuruar ne liste, edhe pse nuk u perket permendoreve evropiane. Ndertesa ku shteti me i fuqishem i merr te gjitha vendimet me te rendesishme, eshte projektuar nga irlandezi James Hoban, ndersa eshte ndertuar nga viti 1792 deri ne vitin 1800. Kjo eshte rezidenca zyrtare e presidentit amerikan, duke filluar nga koha e administrates se presidentit John Adams, i cili eshte vendosur ne te me 1 nentor te vitit 1800.

Kulla e Londres

Kulla e Londres

6.    Kulla e Londres – 71 miliarde euro. Ky ndertim mesjetar nga Temzi, i vleresuar me çmimin prej 71 miliarde eurosh, eshte 1.000 vjet i vjeter. Qe prej vitit 1988 ndodhet ne listen e trashegimive kulturore te UNESCO-s. Edhe pse eshte ndertuar si bastion i pushtuesit, ajo njihet shume me teper si burg apo vend-ekzekutim i kundershtareve te mbreterise. Kulla vizitohet nga me shume se dy milione njerez ne vit.

Muzeu Prado i Madridit

7.    Muzeu Prado i Madridit – 58 miliarde euro, i cili eshte vleresuar te vleje 58 miliarde euro, posedon njeren prej koleksioneve me te medha ne bote te pikturave, nder te cilat edhe kryeveprat me te njohura te El Grekos, Diego Velaskezit dhe Francisco Goyas. Pikturat e ketij muzeu i shikojne rreth 2.9 milione turiste ne vit.

Stonehenge ne Britani

8.    Stonehenge ne Britani – 10 miliarde euro. Ky ndertim daton qysh nga epoka parahistorike e gurit dhe eshte nje prej permendoreve me te njohura ne bote, para se gjithash per shkak te misterit lidhur me krijimin e tij para zbulimit te pajisjeve te epokes bashkekohore, te cilat do te mundesonin ngritjen e blloqeve jashtezakonisht te medha te gurit. Kjo permendore vizitohet nga rreth nje milion njerez ne vit. infoglobi.