Ja çfarë vendimi mund të merr Kushtetuesja për lëndën e PDK-së

Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj ndaj padisë së PDK’së, duket se vetëm sa do të shtojë paqartësinë dhe do ta zgjasë ngërçin politik në të cilin ndodhet vendi.

PDK ka çuar në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Kryeparlamentarit të ri, z. Isa Mustafa. Në lëndën e tyre, kjo parti i kërkon Gjykatës që të sqarojë nëse ishte e ligjshme zëvendësimi i Flora Brovinës dhe vetë zgjedhja e Mustafës.
Një burim i besueshme i Gazetës Express brenda Gjykatës Kushtetuese thotë se gjykatësit do të hedhin poshtë zevendësimi e zonjës Brovina, dhe me këtë i kthejnë procedurat në pikën zero.

“Kështu, ata nuk deklarojnë asgjë për zgjedhjen e z. Mustafa”, tha një burim i Gazetës Express.
Kështu, situata do të kthehet në fillim, bashkë me paqartësitë se kush është grupi më i madh parlamentar dhe se kush ka të drejtë ta propozojë kandidatin për Kryetar të Parlamentit.

Këtë situatë e parashikoi edhe juristi Dastid Pallaska, i cili mbrëmë në RTK tha se në këtë situatë duhet të ndërhyrë Presidentja, e cila sipas tij, duhet të dërgojë sërish pyetje në Gjykatë rreth asaj se kush është grupi më i madh parlamentar.