Ja çfarë thotë Blero për martesën e Teutës (Video)


Gjatë një interviste për Prive, Blero Muharremi është pyetur për martesën e ish-gruas së tij, Teuta Krasniqi.
“Me fat”, ka thënë ai në anglisht, ndërsa kur është pyetur se çfarë do të thotë për këtë gjë, këngëtari ka deklaruar: “Absolutisht kurrgjë!”.
“Ia uroj shëndetin Teutës dhe më të mirën, normalisht… Jeta e saj është jeta e saj, jeta ime është jeta ime. Kjo është”, ka shtuar ai më tej.
Këngëtari është baba i një fëmije nga martesa e mëparshme, ndërsa ka thënë se është herët që të mendojë për një fëmijë tjetër nga lidhja e tanishme.
Ai ka theksuar se jeta e ka mësuar se duhet të bashkëjetojë me dikë për disa vite, para se të vendosë për fejesë apo martesë eventuale, apo që të ketë fëmijë. /Telegrafi/
BLERO