Ja çfarë thotë Alma Lama për bisedën erotike mes Ermira Mehmetit e Musa Xhaferit


Alma Lama, deputete e LDK-së në Kosovë dhe ish gazetare e Top Channel, ka komentuar zhvillimet politike në Maqedoni sa i përket publikimit të përgjimeve dhe bisedave private.

Ajo thotë se në Maqedoni, prej një viti kreu i opozitës e terrorizoi opinionin publik vendor e me gjere duke lëshuar “bomba” kundër kundërshtarit politik, ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

“Ky i fundit kishte vene ne pune aparatin shtetëror duke incizuar krejt zyrtaret e shtetit, me qëllimin për t’i shantazhuar. Nuk di në ç’rrethana kanë rënë në dorë të kreut të opozitës, Zaev këto regjistrime, por një gjë është e sigurtë, që si Gruevski edhe Zaevi, kur vjen puna tek shqiptaret, kane një gjuhe dhe një qëllim: t’i mposhtin. Për ta bërë këtë nuk zgjedhin mjete për t’i degraduar”, shkruan deputetja Lama.

Ajo thotë se i tillë është edhe rasti i publikimit të një “skandali” mes dy zyrtareve shqiptare. Këtë herë nuk doli Zaevi vetë në skenë, por “bombën” ia kish dhënë një gazetari legen qe shkel me dy këmbët etiken profesionale dhe të drejtën e privacisë. Ky gazetar shërbetor i Gruevskit dhe kulisave të errëta të pushtetit të tij të korruptuar gjer në palcë, targeton deputeten Ermira Mehmeti, duke i nxjerre në shesh jetvn private, e cila mbrohet me të gjitha konventat ndërkombetare. Jeta private është e shenjtë dhe askujt nuk i duhet çfarë bën deputetja apo zv/kryeministri, sakohë që kjo nuk është as në dëm të qytetareve, as në dëm të shtetit”, vijon Lama në paraqitjen e saj.

Më tragjikja, thotë ajo, është se maskilistët shqiptarë dhe fondamentalistët anadollako islamiste po hakërrehen nga kënaqësia qe iu jep denigrimi i personave të tjerë, nga shkatërrimi i jetës së të tjerëve, duke harruar sjelljet e tyre.

“Këtyre dua t’ua kujtoj episodin e famshëm nga Bibla: “Le të gjuajnë gurë mbi Maria Magdalenen të gjithë ata që vetë nuk kane asnjë mekat, tha Jezusi. Dhe askush nuk e ngriti dorën kundër saj…sepse të gjithë ishin mëkatare”. Ermira Mehmeti dhe zyrtari tjetër duhet ta denoncojnë shtetin dhe mediat për regjistrimin dhe publikimin e bisedave private dhe ta ndjekin rastin deri në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ndërsa unë iu bej thirrje të gjithë feministeve, racionaleve dhe grave që të denoncojnë fuqishëm shantazhin nëpërmjet publikimit të jetës private. Kjo lojë e fëlliqur duhet ndëshkuar, sepse nesër do jenë vajzat dhe motrat tuaja objekt i linçimeve të ngjashme, shkruan mëtej Lama.

Në fund të paraqitjes, Lama u bën thirrje mediave serioze të mos publikojnë materiale që bien në kundërshtim me të drejtën e privacisë.
a