Ja cfare shkruan Daily Mail per hitlerin shqipetar (FOTO+VIDEO)

Emin Gjinovci nga Mitrovica mendon se është “rimishërim” i Adolf Hitlerit, ndërsa mbijeton duke marrë nga 60 funte prej turistëve për një foto me të, shkruan Daily Mail.

Gjinovci mban me vete edhe një kopje të autobiografisë së urryer të Hitlerit, Mein Kamph (Lufta ime), kudo që ai shkon, ndërsa ka pesë vajza që i quan “fëmijët e Hitlerit”.

“Jam i lumtur që i ngjaj Fyrerit, sepse edhe ai ka luftuar kundër serbëve, armiqve të mi”, thotë ai, transmeton Telegrafi. “E gjej veten te karakteri i Hitlerit sepse ai ka luftuar kundër armikut tim. Armiku i armikut tim është miku im. Po, serbët janë armiqtë e mi”.

 

Gjinovci është shpërngulur më 1998 në Kosovë nga Gjermania, për të luftuar për ndarje të Kosovës nga Serbia.

“Nëse do të tentonte të pozonte si Fyrer në Gjermani, ku ka punuar në një magazinë, ai do të arrestohej për shkelje të ligjeve të pasluftës që ndalon gjithçka në publik që ndërlidhet me nazizmin”, shkruan ditorja britanike. /Telegrafi/

(u233u)mustafi_kerkohet