Ja cfare ndodh nese dikush vdes gjate fluturimit me avion

loading...


Me rreth 2 miliardë fluturime në vit, është e pamundur të ndodh që të mos vdes askush gjatë fluturimit me avion.
Pa marrë parasysh se sa e padëshiruar mund të jetë kjo temë, ky është një realitet që pilotët, pasagjerët dhe kabina e ekuipazhit përballen çdo vit.

Duke e ditur se numri i atyre që fluturojnë me avion ndryshon nga dita në ditë, vdekja në avion nuk ndodh edhe aq shpesh, transmeton Gazeta Express.

Por, ajo se si reagon ekuipazhi në këto raste ndoshta mund t’ju ketë interesuar. Reagimi i tyre varet nga mënyra e vdekjes së dikujt dhe rregullat e kompanisë së fluturimit.
Rregullat ndryshojnë nga kompania në kompani, dhe ajo çfarë duhet bërë në rast të vdekjes së ndonjë pasagjeri gjithashtu ndryshon. Por, në përgjithësi ekuipazhi i fluturimit dhe kontrolli tokësor punojnë së bashku për të bërë një plan veprimi që i përshtatet çdo situate.

Nëse ka rast emergjent, disa kompani fluturimi lejojnë komunikim direkt me mjekët profesionist poshtë në tokë. Kështu, çfarë ndodh saktësisht nëse dikush vdes në avion?

Sapo pasagjeri të jetë vërtetuar se ka vdekur, ekuipazhi i kabinës do të mendojë se ku ta vendosë trupin, në mënyrën më të respektuar, larg pasagjerëve. Nëse ka dhomë, trupi do të vendoset në ulëset e zbrazura ose në pjesën e klasit të parë, ku ka më shumë hapësirë boshe.

Disa kompani fluturimi e kanë rregull që ta vendosin në fund të avionit personin e vdekur, duke e mbuluar. Por, aktualisht shumica e kompanive ndërkombëtare të fluturimit kanë krijuar avionë me dhomë të posaçme për të vdekurit.

Avioni “Airbus A340-500” i Singapore Arilines për shembull, ka në fund një derë afër derës së daljes. Nëse ndodh që një pasagjer të vdesë gjatë fluturimit, ekuipazhi e vendosin trupin e vdekur aty – derisa të aterojnë.
207_1460319741-8669709

loading...

loading...