Ja çfarë ndodh nëse bëni vetëm pesë orë gjumë


Një studim i ri ka gjetur një lidhje në mes të sasisë së gjumit dhe sistemit imun, duke treguar se si gjumi mund të ndikojë në ftohje dhe grip.
Studimi i kryer nga “National Health and Nutrition Examination Survey”, ku u analizuan rreth 22,000 të rritur, gjeti se mungesa e gjumit të mjaftueshëm dobëson aftësinë e trupit për t’i rezistuar ftohjes dhe gripit.

Sipas studimit, ata të cilët bënin vetëm pesë orë gjumë gjatë natës kishin 20% më shumë gjasa që të ftohen – dhe 50% më shumë gjasa që të merrnin ndonjë infeksion, se sa ata të cilët bëjnë shtatë orë gjumë,

Gjithashtu, ata që bëjnë vetëm pesë orë gjumë gjatë natës kanë 88% më shumë gjasa që të marrin infeksion në gjoks.

Këto rezultate tregojnë një lidhje të qartë në mes të gjumit dhe mirëqenies së përgjithshme fizike.
3325463400000578-3538168-image-a-84-1460566570307_1460651082-5202257