Ja cfarë moti pritet javën e ardhshme

Gjatë ditës së sotme, pas mëngjesit të ftohtë, vende-vende priten mundësi për reshje të dobëta bore.

mot-1453628341-7956585

Ditën e hënë gjatë mbrëmjes dhe paraditen e së martës priten sërish mundësi për reshje të dobëta bore, por me depërtimin e masave të ngrohta ajrore, në vise të ulëta do të ketë edhe reshje skllote.

Nga dita e mërkurë nuk priten mundësi për të reshura, por do të ketë intervale më të gjata me diell.

Temperaturat minimale edhe nesër pritet të zbres deri në -15C, e vende-vende edhe nën, ndërsa nga dita e hënë do të rriten nga -7C deri në 0C, ditën e enjte, ndërsa ato maksimale nga 0C, të dielën, deri në +8C ditën e enjte.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të lehtë, por do të mbetet mbi vlera normale, shkruan Prishtina Weather.

vv_1453628329-3142011