Ja Çfarë Mendonte Stalini Për Shqiptarët

44-420x315

Dialogët e mëposhtëm janë nga bisedat zyrtare të protokollit më të lartë të zhvilluara në Kremlin, në zyrën e ish-njeriut më të fuqishëm në Rusinë komuniste dhe diktatoriale, Josif Visarionoviç Stalin.
Ajo është regjistruar gjatë takimit zyrtar në prill të vitit 1947 të delegacionit të nivelit të lartë të ish-Jugosllavisë, nën drejtimin e numrit dy të saj, Edvard Kardel, ministrit të Jashtëm jugosllav, Simiq, dhe ambasadorit jugosllav në Moskë Velko Popoviq, shkruan portali Albeu.
STALIN – Po si i keni punët me shqiptarët? Enver Hoxha sikur është ankuar për këshilltarët tuaj politikë në ushtrinë e tyre, sikur ata e dobësojnë disiplinën, apo jo?
E. KARDELI – Kjo është gjë e re për ne. Ata nuk na kanë thënë asgjë për këtë.
STALIN – Cila është origjina e shqiptarëve?
E. KARDELI – Ata janë pasardhës të ilirëve.
STALINI – Më kujtohet se Tito më ka thënë që ata janë si puna e baskëve.
E. KARDELI – Kjo është e vërtetë.
S. SIMIQI – Ka të dhëna që thonë se shqiptarët janë populli më i vjetër në Gadishullin Ballkanik. Disa fjalë prej tyre vërtetojnë që gjuha shqipe është më e vjetër se greqishtja. Fjala greke “Afrodita” është huazuar nga gjuha shqipe. Në gjuhën greke Afrodita nuk ka kuptim.
STaLINI – Ky popull ka mbetur shumë mbrapa në zhvillim.
POPOVIQI – Shqiptarët janë shumë trima dhe njerëz besnikë.
STALINI – Të tillë kanë qenë tek ne cuvashët. Carët rusë i merrnin ata në gardën personale.
E. KARDELI – Tek ne, në territorin e Kosovës dhe Metohisë edhe sot jetojnë më shumë shqiptarë sesa serbë. Ne mendojmë që më vonë, kur të vendosim lidhje më të ngushta me Shqipërinë, këto territore t’ia japim asaj.
STALINI – Po si janë ndodhur shqiptarët në këto territore?
E. KARDELI – Janë vendosur në këtë krahinë në kohën e turqve. Ndërsa një pjesë e popullsisë është asimiluar.
STALINI – Po si ka mundësi që një popull me nivel më të ulët zhvillimi ka mundur të arrijë një gjë të tillë? Si shpjegohet kjo?…
(Botuar në Beograd nga gazeta “Borba” më 12-13 gusht 1989, dhe në librin “Rusia dhe Kosova” të ambasadorit shqiptar Shaqir Vukaj)