Ja çfarë i ndodh trupit kur ndërprisni konsumimin e mishit!

Mishi është një nga ushqimet më të preferuara të disa njerëzve. Por a e kishit pyetur veten se çfarë do të ndodhte nëse do e ndërprisnit konsumimin e mishit për një periudhë të caktuar kohore?

Rënie në peshë: sipas një studimi të bërë në gazetën e Akademisë së të Ushqyerit dhe Dietologjisë thuhej se mishngrënësit fusnin më pak fibra, magnez, beta karroten dhe proteina bimore në dietën e tyre dhe prandaj ishin më mbipeshë se pjesa tjetër e njerëzve. Nëse ndërprisni konsumimin e mishit për një periudhë të caktuar kohore, ju do të bini në peshë.

Redukton inflamacionin: yndyrnat shtazore shpesh çojnë në bllokimin e arterieve dhe shtojnë nivelin e yndyrnave në gjak. Të gjitha këto kushte shëndetësore që vijnë nga konsumimi i yndyrnave shtazore mund të shkaktojë sëmundje të tilla si kancer, diabet, sëmundje të zemrës dhe sëmundje autoimune. Pas ndërprerjes së mishit për disa ditë, filloni ta konsumoni atë në masë më të moderuar në mënyrë që mos t’ju shkaktojë dëme shëndetësore./