Ja çfarë i bënë rrufeja një makinë në lëvizje (Video)

rrufeja-ne-veture

Duket si një ditë e zakonshme me shi në Rusi. Por papritur një rrufe godet një veturë në lëvizje, duke e lënë shoferin e saj të shokuar.
Për fat të shoferit, ai nuk ka pësuar asgjë nga goditja prej mijëra volt.
Ndërsa ka disa njerëz që mendojnë se janë gomat që shpëtojnë shoferët nga goditja e rrufesë, në fakt është struktura metalike e makinës që na mbron. Ajo vepron sipas principit të kafazit të Faradejit, duke e përhapur energjinë në të gjithë sipërfaqen dhe duke i lënë të paprekur personat brenda.
Natyrisht nëse makina është kabrio, është tjetër histori.