Ja çfarë fshihet prapa stjuardesave !

loading...

Passport.jpg1
loading...

Të gjithë e dimë se puna e stjuardesave është që të sillen me ne në mënyrë të këndshme, duke na përshëndetur me buzëqeshje, shërbejnë me ushqim dhe të kujdesen për problemet e vogla të mundshme gjatë rrugëtimit.

Megjithatë, përveç këtyre, ekzistojnë edhe disa detaje, të cilat, ne udhëtarët, thjesht nuk i shohim.

Njëra ndër to është se ato paguhen vetëm që nga momenti kur mbyllen dyert e aeroplanit, ndonëse e kanë për detyrë edhe për të akomoduar bagazhet.

Ato përdorin një pseudonim “Bebja Jezus”, të cilin e përdorin për fëmijët të cilët nuk janë të qetë, ose nuk rrinë rehat dhe për të cilët prindërit e tyre nuk bëjnë asgjë për t’i ndaluar, transmeton Telegrafi.

Kur para një kohe flitej për stjuardesat, na shkonte ndër mendje një femër e bukur me këmbë të gjata, e cila na priste dhe do të na uronte një fluturim me fat. Edhe sot, ekzistojnë rregulla tek disa kompani të cilat përcaktojnë kryesisht përmasat e gjatësisë dhe peshës që duhet t’i plotësojnë femrat të cilat duan të merren me këtë profesion.

Sigurisht që nuk është e ndaluar të bëni seks në aeroplan, megjithatë, urdhrat e stjuardesave duhet respektuar. Përderisa ato u thonë që të hapni derën e WC-së dhe lejoni të tjerët udhëtarë të futen, ju duhet ta bëni. Dhe mos pretendoni se po bëni diçka të fshehtë sepse stjuardesat e kanë parë krejt se çfarë po bëni.

Ato duhet të shkojnë në trajnim të vetëmbrojtjes në mënyrë që të jenë të gatshme në situata të rrezikshme. Në SHBA ato kalojnë stërvitje në të cilat mësojnë se si të njohin edhe trafikimin me njerëz.

Në fund të çdo fluturimi, ato mbledhin kufjet, pastrojnë gjërat brenda dhe përgatiten për fluturimin e ri.

Ato madje ballafaqohen edhe me kërkesa/pyetje “interesante”, si: të dërgojnë fëmijët në dhomën e lojërave, t’i ndalin motorët se po bëjnë shumë zhurmë, nëse ka ndonjë Mc Donalds në aeroplan?…

loading...