Ja çfarë bëri i pastrehu për djaloshin që i paguante çdo ditë kafen

Big-Issue-seller-Daniel-Collins

Daniel Collins

 

Çdo mëngjes, Joe Wilson, përpara se të hante vaktin në kafenenë e tij të preferuar, ndalonte të përshëndeste dhe t’i blinte një kafe një të pastrehu të quajtur Daniel Collins.
Wilson e bënte këtë pa pritur asgjë në këmbim, por një ditë të diel, ndërkohë që ai ndiqte rutinën e tij të përditshme, kur hyri në lokal u përball me një surprizë shumë të këndshme.

Pasi hëngri mëngjesin, kamerieri i tha se e gjitha është paguar nga Daniel, i cili e kishte porositur atë që t’i thoshte Wilsonit që i kishte fituar lekët nga lotaria.

Në fakt e vërteta është ndryshe. Daniel tregon se ai i kishte mbledhur ditë pas dite ato lekë pikërisht për t’i paguar mëngjesin 41-vjeçarit, sepse i ishte shumë mirënjohës për kafet që ai i blinte dhe që e përshëndeste përherë.

“Joe është një djalë shumë i mirë dhe falë njerëzve si ai, unë po e rimarr veten dhe mund të kem shpresë të rindërtoj jetën time”, u shpreh 42-vjeçari.