“Ja çfarë bënë Infantino dhe Platini për Kosovën”

loading...


Anëtarësimi në UEFA i Kosovës më 3 maj, vazhdon të jetë temë e nxehtë në vendin fqinj, në Serbi.
Mediet e këtij vendi, kanë shkuar aq larg sa që pranimin e Kosovës në UEFA, e konsiderojnë një thikë pas shpine për ta.
Blic.rs shkruan se Michael Platini (ish presidenti i UEFA-s) dhe Gianni Infantino (ish sekretar gjeneral, tani president i FIFA-s) kanë qenë miq të Serbisë, duke i rezistuar pranimit të Kosovës, por një gjë të tillë nuk e bënë pasuesit e tyre, të cilët që në Kongresin e parë i hapën rrugën Kosovës, që të bëhet anëtarja e 55-të e shtëpisë më të madhe të futbollit, duke shkelur edhe rregullat e statutit të kësaj organizate.
“Si e shkeli UEFA statutin dhe e pranoi Kosovën, ua ngulën thikën në shpinë miqve serbë”, është titulli i Blic.rs, transmeton Indeksonline. “Momentin kur Gianni Infantino mori një pozicion në FIFA dhe Michael Platini është suspenduar, trashëgimtarët e tyre shfrytëzuan mundësinë e parë për të pranuar Kosovën në UEFA”, shkruan tutje media serbe.
platini

loading...

loading...