Ja cfar u zbulohua në varrin 5800 vjet të vjetër

loading...

Passport.jpg1

loading...

Arkeologët grekë kanë zbuluar në një zonë arkeologjike në jug të Greqisë varrin e përbashkët të një çifti, që ata besojnë se daton të paktën 5800 vjet më parë.
Udhëheqësja e grupit të arkeologëve, Anastassia Papathanassiou, ka thënë se zbulimi i eshtrave 6-mijëvjeçare është bërë në vitin 2013, por vetëm tani analizat e ADN-së përcaktuan gjininë e secilit skelet.

Papathanassiou ka thënë se me shumë gjasa çifti ka vdekur i përqafuar, ndërsa shton se testet sugjerojnë që kanë qenë rreth 20 vjeç kur kanë ndërruar jetë. Zbulimi cilësohet me rëndësi të veçantë, pasi është më i vjetri i këtij lloji i gjetur në Greqi dhe ndër më të vjetrit në mbarë botën. /Zëri/

loading...