Ja Cfar i nxorri Elena Marselinos…

loading...

elena

loading...
Per nje kohe te gjate Elena flet me Joanen per Marselinin duke thene se ndjehet shume e zhgenjyer prej tij pasi ai u tregua indiferent. Joana mundohet qe ta keshilloj duke i thene qe te mos i besoj shume atij dhe me pas i tregon se Marselini eshte shprehur keq kunder Elenes qe diten e dyte qe kane hyre ne shtepi.
Keshtu dy vajzat bejne thashetheme per sjelljen e Marselinit ndaj Elenes, ku ajo ndjehet e zhgenjyer, ndersa Joana e keshillon duke bere krahasimin me Anaidin. Joana nder te tjera i thote se Marselini nuk eshte treguar korrekt, ndersa Anaidi nuk ka thene asgje kunder Joanes edhe pse u bene disa dite qe ata flene bashke.

“Marselini Flet pa u menduar, flet para kohe” thote Joana dhe e keshillon Elenen qe te distancohet nga Marselini. Elena i thote se tashme ajo e ka marre kete vendim qe nga biseda e fundit me Marselinin. “Mundohu qe t’i distancohesh me stil” i thote Joana Elenes dhe ajo i pergjigjet “s’ka nevoje per stil, une as miremengjes nuk i them me atij, nuk i flas me fare”.

Me pas dy vajzat dalin ne oborr ku tashme jane mbledhur te gjithe banoret e tjere. Teksa shijojne kafene dhe diellin e ngrohte, banoret fillojne te diskutojne per tema te ndryshme.

loading...