Ja 8 gjërat që me siguri nuk i di mbi “Coca-Cola”-n

loading...

f6c4fbee-b9fc-4fca-af46-bee3db76b783-0-

loading...
Më 12 mars të vitit 1894 shitej shishja e parë e “Coca-Cola”-s në të gjithë historinë. Pija më e famshme në botë ka mbushur 119 vjet e për ta festuar këtë përvjetor, janë zbuluar disa sekrete të kësaj pijeje
1.Të ardhurat e majme
Vetëm në vitin 2012, “Coca-Cola Company” ka pasur rreth 48 miliard dollarë të ardhura. Kjo e vendos kompaninë në “Top-70” ekonomitë më të mëdha të botës, të krahasueshme me kombe të tëra si Sllovenia e Kosta Rika.
2.Të gjithë e njohin….
Praktikisht, kushdo e di se çfarë është Coca-Cola: sipas “Business Insider”, 94% e popullatës botërore e njeh logon e kompanisë, ndërkohë që është fjala e dytë angleze më e njohur nga të gjithë në botë.
3.Duhet të kishte qenë ilaç
John Pemberton, krijuesi i “Coca-Cola”, e krijoi pijen teksa kërkonte të krijonte një ilaç për të kuruar varësinë e tij nga morfina, pasi mori pjesë në Luftën Civile

4.”Always Coca Cola”
I tërë njerëzimi konsumon 10.450 produkte të Coca-Colës çdo sekond të çdo dite.
5.Sheqer me shumicë
Amerikanët marrin më shumë se 4.5 kilogram sheqer në vit vetëm nga produktet e Coca-Colas.
6.Testimet e produkteve
Çdo produkt i Coca-Colas testohet 450 herë, përpara se të hidhet në treg
7.E dëmshme për meshkujt?
Sipas një studimi danez, i publikuar në 2010-n, meshkujt që pijnë më shumë se një gotë Coca-Cola në ditë mund të vendosin në rrezik shëndetin e lëngut të tyre të mbarësimit.
8.Tretëse
Sapo keni përtypur gabimisht diçka të patretshme? Atëherë pini pak Coca-Cola. Po, sepse sipas një studimi të Universitetit të Athinës, pija duhet të jetë në gjendje për të zgjidhur masa të ushqimit, të mbetura në stomak për një kohë të gjatë.

loading...