Ja 3 zakonet që plakin lëkurën tuaj më shpejt

loading...

loading...

Nëse tregoheni të kujdesshëm dhe ndryshoni stilin e jetesës, duke eleminuar e ndryshuar 3 zakonet e mëposhtme, mund të dukeni të rinj e të shëndetshëm në të njëjtën kohë.

1.Nuk konsumoni yndyrna të tretshme:

Një regjim ushqimor i pasur me acide yndyore esenciale Omega-3, jo vetem që frenon shfaqjen e parakohshme të rrudhave, por ushqen dhe hidraton lëkurën.
Mos e privoni veten nga ky kompnent që gjendet tek peshku, qumështi, bulmeti, avokado etj, pasi në të kundërt lëkura juaj do të vuajë pasojat e para.

2.Përdorni pipëza kur pini:
Ok, këtë as që do e kishim çuar kurrë ndërmend, por teksa e bëni këtë gjë, buzët tuaj mblidhen duke rritur mundësinë për të formuar rrudha rreth gojës tuaj. E njëjta vlen edhe për pirjen e duhanit.

3.Flini në një anë:
Të fjeturit në një anë mund të jetë komod për shumë prej jush, por mbështeja e vazhdueshme mbi jastëk shkakton rrudha dhe pezmatime të lëkurës në zonën e faqeve, mollëzave dhe mjekrës.

Plus që kur e bëni këtë gjë në anën e majtë ushtroni presion tek zemra. Sipas shumë eskpertëve të fjeturit me shpinë është pozicioni më i mirë për të fjetur dhe për të qëndruar i ri e i freskët.

loading...