Ja 25 klubet që inkasuan më së shumti në 10 vjetët e fundit


Vlera e futbollistëve po ngritet dita ditës, ndërsa ka klube që shpenzuan shumë në 10 vjetët e fundit, por ka edhe prej tyre që inkasuan qindra miliona euro nga shitja e lojtarëve.
Kësaj liste pa dyshim i prin Porto, e cila në10 vjetëshin e fundit ka dalë plus 313 milionë euro.
Në fakt, skuadra portugeze ka shpenzuar gati 301 milionë euro në këtë periudhë, duke blerë 199 lojtarë, ndërsa në të njëjtën periudhë ka shitur 361 futbollistë, duke e mbushur kasën me 614 milionë euro.
Edhe dy skuadrat nga qyteti i modës, Interi dhe Milani kanë inkasuar shumë nga shitja e lojtarëve në dekadën e fundit, edhe pse po ashtu kanë blerë shumë lojtarë të shtrenjtë. Nerazzurrët kanë inkasuar gati 435 milionë euro, edhe pse kanë shpenzuar edhe më shumë, 508 milionë.
Ndërsa, Rossonerët kanë thithur 367 milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë kanë shpenzuar 376 milionë euro.
Më poshtë mund ta shihni listën e shumës së shitjeve dhe të blerjeve nga skuadrat evropiane. /LajmeOnline/
Porto