Izrael: 4 çifte binjakësh të 4 religjioneve për 24 orë (video)

Në një spital në veri të Izraelit brenda 24 orëve kanë lindur katër çifte binjakësh.

Lajmi është interesant, ngase katër çiftet e binjakëve kanë religjione të ndryshme.

Disa thonë se gjërat e mira vijnë në çift. Në një spital të Izraelit gjëra të mira erdhën me lindjen për një ditë të katër çifteve të binjakëve. Bëhet fjalë për një “bum” multikulturor të lindjes së foshnjave në të njëjtin spital, pasi ato çifte binjakësh ishin të katër religjioneve të ndryshme.

Bëhet fjalë për foshnja të lindura nga një nënë hebreje, një nënë myslimane, një e krishterë dhe një nënë druze.