Ivica Daçiq: Me bisedime të zgjidhet problemi i përmendores

loading...

Kryeministri serb Ivica Daçiq ka deklaruar sot se zgjidhja për largimin e përmendores në qendër të Preshevës duhet të gjendet me dialog për ta shmangur konfliktin.

Daçiq duke iu përgjigjur gazetarëve që të komentojë takimin e përfaqësuesve shqiptar të partive politike në Luginë të Preshevës me ambasadorët në Beograd, ka thënë se askush nuk dëshiron të pëkeqsojë situatën në Preshevë.

“Eshtë sygjeruar që të largohet përmendorja nga qendra e Preshevës se aty nuk e ka vendin, ndërsa kryetari i trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq do të bisedojë me përfaqësuesit shqiptar se ku mund të vendoset përmendorja” ka thënë Daçiq.

Ai ka shtuar se në jug të Serbisë ka shumë përmendore të ngjajshme dhe se këtë duhet ta vendosin eventualisht në ndonjë vend tjetër./Portali Presheva

loading...