Ivica Daçiq i kundërpërgjigjet Edi Ramës

step5
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, nuk ka lënë pa komentuar edhe deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me bashkimin kombëtarë.

Sipas ministrit serb, kjo deklaratë e Ramës ishte për qëllim të elektoratit.

“Teza për bashkim kombëtar është e drejtuar për trupin votues. Secili popull që hyn në BE mund të thotë atë, por ku na qon kjo. Nuk duhet ta lejojmë sindromën e dronit, që kjo të ndikoj në gjërat që janë me domethënie historike siç ishte vizita e kryeministrit shqiptar në Beograd dhe shpalosja e të gjitha projekteve tona të përbashkëta”, ka thënë ai.

Ndryshe, ditë më parë, kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se me Qeverinë e Kosovës ka diskutuar për hapat e rëndësishëm drejt bashkërendimit të forcave dhe drejt bashkimit kombëtar në rrugën e Bashkimit Evropian.

“I shpreh publikisht Kryeministrit dhe qeverisë së Kosovës për solidaritetin e treguar ndaj zonave dhe njerëzve të prekur nga përmbytjet në jug të Shqipërisë. Në emër të Shqipërisë përshëndes progresin në fuqizimin dhe shtrirjen e legjislacionit të Kosovës në të gjithë territorin e saj”, ka thënë Rama.