Italianët e gjermanët po vijnë të jetojnë tek ne, braktisin vendin e tyre për të jetuar në fshat

Ndoshta të gjithë neve mund të na ketë shkuar në mendje të jetojmë në Gjermani e Itali, por gjermanët dhe italianët duket se nuk duan të jetojnë në vendin e tyre.

Italianët preferojnë Shqipërinë dhe Rumaninë, ndërsa gjermanët me gjasë Bullgarinë.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë emigrim për arsye ekonomike, por për një rikthim në një lloj jete që perëndimi e ka asgjësuar përfundimisht.

Në një reportazh të realizuar nga Al Jazeera, gjermanët preferojnë Bullgarinë dhe është një fshat atje që dikur ishte me vetëm dy banorë: një grua e shkuar në moshë dhe një bari.

Bëhet fjalë për fshatin Odrintsi që tashmë duket se po popullohet. Pamjet e publikuara të japin një ndjesi ndryshe, të mbushin me frymë dhe të bëjnë të reflektosh.

Pa elektricitet, pa makina, pa pajisje elektronike, pa internet. Meditim, punë dhe diskutime pafund për kuptimin e jetë, ja dita e këtyre gjermanëve.

Shikoni çfarë jete bëjnë dhe sa dashuri ka në këto foto: