Itali, 21-vjeçari shqiptar 3 vjedhje brenda natës (VIDEO)

screenshot-7_1476305702-2466276

Tre vjedhje brenda një nate akuzohet të ketë bërë një 21-vjecar shqiptar tashmë i arrestuar nga policia italiane. I riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat e shtetit fqinj, ka kryer tri vjedhje mbrëmjen e 27 majit, njëra në agjenci bastesh, në lokal dhe në një dyqan në zonë e Altamutra në Itali. Një tjetër person i cili dyshohet të ketë bashkëpunuar me shqiptarin në këto vjedhje është shpallur në kërkim nga policia. Në një video të publikuar nga mediat italiane, shihet teksa shqiptari gërmon për të kërkuar para në bizneset që vjedh. Ai duket tejet i tensionuar, dhe vihet re se vepron pa dorashka duke lënë shenjat e gishtërinjve.