Ismailoviq 2 vite, Demiri 30 muaj burg

Demiri do të mbetet 2 vite në burg në Kosovë, Ismailoviq 2 vite e 6 muaj. Gjyqi i Kosovës shqiptoi aktvendimet për posedimin e armëve ndaj dy të akuzuarve kundër të cilëve Gjyqi i Maqedonisë udhëheq rastin ‘Monstër”.

Që të dy kanë paralajmëruar ankesë deri te Gjykata e Kosovës. Afrim Ismailoviq ka marrë dënim të ulët për shkak se e ka pranuar veprën. Ai dhe Alil Demiri në Maqedoni akuzohen për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovcit, por në mars policia e Kosovës i arrestoi në Prishtinë dhe i akuzoi për posedim të armëve.

Mbetet dilema nëse Demiri dhe Ismailoviq do të duhej ti vuajnë dënimet në Kosovë dhe më pas të ekstradohen në Maqedoni ku i pret aktgjykimi për rastin “Monstër”.