Ismaili rikthehet te Shkëndija

loading...

nura_168383270

loading...
Nuriman Ismaili është rikthyer në radhët e Shkëndijës, pas plotë katër viteve luajtje nëpër skuadra të ndyshme vendore dhe ndërkombëtare.

Mesfushor tetovar është kthyer në vendlindje nga skuadra turke Istanbulspor, ku kishte luajtur kohën e fundit.

“Jam marrë vesh me Shkëndijën me të cilët të enjten do të nënshkruaj kontratë dy vjeçare. Po të enjten do të filloj me stërvitje dhe shpresoj të jem gati për pjesën e dytë të kampionatit. Më vjen mirë që sërish jam kthyer në klubin të cilin e dua më së shumti”, deklaroi për gazetën “Lajm”, Ismaili.

Me rikthimin e 24-vjeçarit dhe mbetjes në klub të treshes së futbolistëve, Useini, Taipi dhe Shabani dhe me ardhjen e kroatit Livrak, Shkëndija dalë ngadalë po stabilizohet së paku në kuadrin e lojtarëve.

Gjatë karrierës së tij “Nura” ka veshur ngjyrat e Shkëndijës, Makedonija Gjorçe Petrov, Trepça nga Mitrovica, Laz Paz (Bolivi) dhe turqët e Istanbulspor.

Stabilizohet situata te Shkëndija?!

Pas ‘dridhjeve’ serioze që përjetoi Shkëndija e Tetovës në lidhje me krizën finansiare dhe largimin e familjes Shaqiri nga tabori ‘kuqezi’, duket se situata ish-kampionët e vendit po normalizohet. Ekipi për momentin drejtohet nga një Këshill Drejtues që bisedon me sponsor eventual që do hyjnë në skuadër, ndërsa të martën futbollistët kanë pranuar një pjesë të pagave mujore. Kjo gjë është paralajmërim se gjërat hyjnë në binarët e duhur dhe ekipi ngadalë vëmendjen do ta drejtojë vetëm në teren. Trajneri Shaqiri ndërkohë vazhdon me procesin e rregullt stërvitorë, në pritje të ndeshjeve të rradhës kontrolluese, pas barazimit pa gola me Hajvajlinë. Nuk përjashtohet mundësia që këto ditë ekipi t’i bashkohet edhe ndonjë futbollist i ri, si përforcim për gjysmëstionrin pranveror, transmeton Tv Koha.

loading...