Ismaili, 6-vjeçari pa krahë i mposht të gjithë në pishinë

Një 6-vjeçar nga Bosnja që ka lindur pa duar, i ka treguar botës së mund të notojë në pishinën e lojërave Olimpike të Otokas, duke shërbyer si inspirim për shumë njerëz.

Ismail Zulfic ka lindur gjithashtu me gishtërinj të kapur në këmbën e djathtë, por kjo nuk e ndalon atë të bëjë një jetë normale.

Nëna e gjashtëvjeçarit Elmina Zulfic kishte vizituar disa mjekë gjatë shtatzënisë, por të gjithë kishin dështuar së vëni re problemet që mund të kishte në zhvillimin normal djali i saj.

Fatmirësisht, një burrë me emrin Kapo nisi klubin “Spid” për fëmijët me aftësi të kufizuara, si një mënyrë për t’i marrë ato në pishinë duke u dhënë udhëzime dhe mbikëqyrje të duhur.

Prindërit e Ismailit nuk e dinin, por Kapo së shpejti do ta kthente frikën e djalit të tyre me anë të pishinës në një përvojë pozitive dhe emocionuese.

Një vit më vonë ky djalë i vendosur do të ecte drejt korsieve të tij, i gatshëm për të konkurruar në garën e tij të parë rajonale.

Jo vetëm që Ismail do të godiste konkurrentët më të mëdhenj se ai nga uji në pjesën e prapme të 50 metra, por do të merrte edhe medaljen e artë të tij të parë.

“Spid swim club”ka bërë një debutim mjaft të mirë dhe ka arritur që të marrë 5 medalje arid he 2 argjend.

Megjithatë, Ismaili duket se është ikona e e këtij klubi dhe që do të jetë me të vërtetë inspirim për të gjithë.