ISIS me komunikatë në shqip – uron për sulmin në Bruksel, paralajmëron ‘ditë të zeza’ (FOTO)

loading...


Grupi militant Shteti Islamik ka lëshuar një komunikatë edhe në gjuhën shqipe për sulmet e kryera në Bruksel më 22 mars.​
“Komunikatë për Sulmin e Bekuar Kundër Belgjikës Kryqëtare” është titulli i komunikatës së ISIS’it, e cila lavdëron sulmin që i mori jetën mbi 30 personave.

“Me mirësinë e Allahut, një Brigadë e Sigurisë e Ushtarëve të Halifetit, Allahu i Nderoftë dhe iu dhashtë fitoren, dolën dhe targetuan Belgjikën kryqtare, e cila nuk pushoi së luftuari Islamin dhe myslimanët”, thuhet në fillim të komunikatës.
“Ata sulmuan Aeroportin e Brukselit dhe një stacion metroje, duke vrarë disa nga kryqtarët para se të detononin rripat e tyre me eksplozivë në mesin e jobesimtarëve. Sulmi rezultoi me mbytjen e më shumë se 40 dhe plagosjen e më shumë se 210 shtetasve të Kombeve të kryqtarëve dhe i gjithë falënderimi i takon Allahut”, thotë komunikata e grupit xhihadist.

Në fund, jepet një kërcënim i ri për të gjitha shtetet që quhen “aleate të luftës kundër Shtetit Islam” se do t’i presin ditë të zeza dhe se ajo që do t’ju mbërrijë është shkatërruese dhe e hidhur.
1

loading...

2

loading...