ISIS kërcënon Tiranën: Ja si do t’ju sulmojmë

loading...

loading...

Shteti Islamik është betuar të presë kokat e “të pafeve” kudo në Ballkan, si dhe të vrasë ‘tradhtarët’ shqiptarë, serbë dhe kroatë, ndërsa kërcënimi i ri u publikua në versionin boshnjak të revistës së xhihadistëve.

“Jo, i betohemi Allahut, se nuk e kemi harruar Ballkanin”, paralajmëroi versioni boshnjak i revistës së ISIS, Rumiyah, teksa organizata terroriste kërcënoi rishtas rajonin. Në një artikull të titulluar “Ballkani – Gjak për Armiqtë dhe Mjaltë për Miqtë”, grupi terrorist bën kërcënime të drejtpërdrejta për serbët dhe kroatët në lidhje me rolet e tyre në luftërat e Ballkanit, si dhe për tradhtarët myslimanë ndaj besimit islamik.

“Së shpejti ushtarët e kalifatit do të ecin në Beograd, Zagreb, Sarajevë, Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe qytete të tjera, duke prerë kokën dhe duke derdhur gjakun e të pafeve”, paralajmëroi artikulli, sipas “Birn”. Xhihadistët paralajmërojnë se nuk e kanë harruar që serbët dhe kroatët luftuan kundër myslimanëve boshnjakë në luftën e viteve 1992-95.

“Gjaku juaj është më i vlefshëm dhe më i ëmbël për ne sesa ai i serbëve dhe kroatëve,” thotë artikulli. Autorët e artikullit gjithashtu i referohen sulmeve të ISIS në Britani, Francë, Gjermani dhe SHBA; vende që sipas tij janë më të forta se Ballkani, por gjithsesi të pambrojtura. Autorët thanë se ISIS i ka kthyer këto vende nga fuqi që mburren në kombe të poshtëruara dhe të frikësuara.

“Mos mendoni se jeni të sigurt dhe gati,” paralajmërojnë ata. Versioni boshnjak i revistës ISIS që nga shtatori i vitit të kaluar ka justifikuar sulmet e kryera nga grupi terrorist në të gjithë botën. Revista botohet në disa gjuhë, përfshirë arabishten, anglishten, turqishten, gjermanishten dhe frëngjishten, nga media e ISIS, Al-Hayat.

Emri do të thotë “Roma” dhe supozohet se lidhet me rënien e Perandorisë Romake. Goran Kovaçeviç, një profesor në Fakultetin e Kriminologjisë dhe Studimeve të Sigurisë në Universitetin e Sarajevës, i tha BIRN nëntorin e kaluar se qëllimi i revistës është t’i bëjë apel myslimanëve të varfër dhe të papunë të Bosnjës. Sipas të dhënave zyrtare, Bosnja është një nga eksportuesit kryesorë në rajon të xhihadistëve në Lindjen e Mesme

loading...