Ishulli që të “zgjat” jetën me 10 vjet

loading...

217

loading...
Çdokush ka teorinë e tij mbi sekretin e një jete të gjatë e të shëndetshme. Me zhvillimin e shoqërisë dhe avancimet e mëdha në mjekësi, nuk është çudi që njerëzit sot arrijnë lehtesisht të 80-at e madje edhe më shumë. Por banorët e një ishulli grek, Ikaria duket se bëjnë diçka ndryshe nga pjesa tjetër e botës. Mundësitë që ata shkojnë deri në 90 vjec janë 2.5 herë më të larta se amerikanët dhe jetojnë rreth 1 dekadë më shumë se pjesa tjetër e Europës.

Këtu, 75 për qind e popullsisë është nën 65 vjeç dhe është një vend, ku njerëzit duket se kanë imunitet ndaj sëmundjes së Alzheimer-it, sëmundjeve të zemrës, kancerit e problemeve të tjera që sjell plakja. Ishulli, rreth 30 milje larg Turqisë, në Detin Egje, është një nga pesë zonat e ashtuquajtura “Blu”, ku njerëzit jetojnë më gjatë. Ndryshe nga ishujt e tjerë grekë, Ikaria nuk është i mbushur me klube nate e bare, por me llixha e vende të veçanta kuruese. Sekreti mund të jetë po ashtu i lidhur edhe me diellin, temperaturat në dimër është mesatarisht 10 gradë Celsius dhe gjatë verës, rreshjet e shiut janë shumë të pakta.

Një tjetër sekret mud të jenë plazhet e mrekullueshme, ajri i pastër dhe stili i jetesës, tejet i qetë. Mund të jetë po ashtu ushqimi bio. Banorët janë konsumues të rregullt, por pa e tepruar të alkoolit dhe çajrave të ndryshëm. Një nga banorët e vjetër të ishullit, Stamatis Moriatis është kthyer në një hero për vendin, sipas New York Times.

Ai u diagnostikua me kancer në mushkëri dhe iu dhanë vetëm 9 muaj jetë në vitin 1976, por së fundmi ai mbushi 98 vjeç dhe vazhdon të jetojë normalisht. Duke qenë se ishulli është një zonë malore, banorëve u duhet të ecin për të shkuar diku. Ky është një aktivitet i përditshëm fizik. Zona të tjera Blu në botë janë Sardenja Itali, Okinava Japoni, Loma Linda Kaliforni dhe Gadishulli Nikoja, Kosta Rika./albanianscreen

loading...