“Ishulli i vdekjes”, njihuni me vendin ku njerëzit vdesin në rrethana misterioze

loading...

loading...

Elise Dallemagne 30-vjeçe, është gjetur e vdekur në “ishullin e vdekjes” në Tajlandë.
Policia e ka gjetur të varur, kurse nëna e vajzës së pafat nuk u beson pasi që ajo është viktima e shtatë e këtij ishulli famëkeq.

Ajo në asnjë mënyrë nuk i beson variantit të policisë se vajza e saj është varur, dhe është e bindur se dikush qëndron prapa vdekjes së saj. Banorët e asaj zone e kishin gjetur “të copëtuar nga hardhucat”.

Dallemagne është gjetur e vdekur në xhunglën e ishullit Koh Tao, tetë ditë pasi kishte deklaruar se dëshiron të rikthehet në vendlindjen e saj në Belgjikë.

Ajo ishte pjesë e sektit “Sathia Sai Baba” dhe jetonte me një person të vetëshpallur si “guru”, kurse nga ishulli ishte larguar më 17 prill për t’u rikthyer në shtëpinë e saj.

Vdekjet në Koh-Tao janë bërë të zakonshme, pasi shtatë turistë kanë vdekur në ishullin e vogël të “vdekjes”, gjatë tre viteve të fundit.

Autoritetet tajlandeze janë munduar të fshehin vdekjen e të huajve që vizitojnë këtë ishull.

Ndërkaq, e ëma e viktimës Michell beson se vdekja e bijës së saj nuk do të hetohet.

Nuk besoj në atë çfarë na ka thënë policia. Frikësohemi se dikush tjetër ka pasur gisht në këtë. Mendojmë që informacionet e policisë nuk janë arsye e fortë që ne të bindemi”, ka shtuar ajo.

Edhe pse asaj i është premtuar kryerja e obduksionit, Michell ende nuk i është dorëzuar trupi i pajetë të bijës së saj.

Të dhënat në telefon tregojnë se Elise i kishte telefonuar nënës së saj në Skype më 17 prill, por nuk dihet se pse ajo ishte ndalur në Koh Tao në vend se të vazhdonte rrugën për në vendlindje.

Atë natë një zjarr i shkaktuar në rrethana ende të panjohura, kishte përfshirë tri shtëpiza të vogla të punuara nga druri i bambusit, përfshirë edhe atë në të cilën jetonte Elise.

Ajo ishte larguar rreth 2.5 kilometra nga xhungla dhe kishte marrë me qira një dhomë në “Poseidon Resort”, nga ku edhe kishte rezervuar biletën për Bankok me datën 24 prill.

Tetë ditë më vonë, më 27 maj, banorët e asaj zone që jetonin në ishullin “e vdekjes” kishin gjetur trupin e Elise të mbuluar me gurë prapa “Family Bai-Resort”.

loading...