Ishte një yll marramendës në internet, por kur e pa live ai ndërroi rrugë

Në ditët e sotme gjithmonë e më shumë po i kushtohet rëndësi imazhit, fasadës, anës vizive dhe asaj që shfaqet më së shumti në rrjetet sociale, e rrjedhimisht kjo ka sjellë deri në një farë pike, ndryshimin e pamjes së disa personave e krijimin e një personaliteti të ri në platforma të ndryshme.

Shqetësues është përdorimi i Photoshopit në foto të ndryshme të femrave e meshkujve, problem të cilin ka trajtuar në fotot e tij edhe një përdorues i Weibo-s me emrin Kanahooo, që ka plot 430 000 ndjekës.

“Mos ju besoni gjërave perfekte që vini re në internet. Nëse doni të dini më shumë për dike, shikojeni në jetën reale dhe jo në fotot e postuara në rrjetet sociale”, tha Kanahooo.