Ishte lodhur duke pritur “të duhurin”,nuk mund ta baseni me ke u martua instruktorja

Pasi kërkoi për 20 vjet për “Të duhurin”, Laura Mesi e gjeti përgjigjen të cilën edhe ia ka thënë “vetes në fytyrë”, duhet martuar me veten.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për instruktoren 40-vjeçare të palestrës e cila ka organizuar një ceremoni të çuditshme në Lissone, në rajonin italian të Lombardisë, ku u martua me një ceremoni të veçantë.

Laura kishte ëndërruar gjithmonë, raportojnë mediat lokale, për një martesë të madhe, si në përralla para familjes dhe miqve.

Pra, e veshur me një fustan tradicional të dasmës, me shoqëruese të nuses dhe një unazë të veçantë ajo u martua me veten.

Ajo i kishte thënë gazetës La Repubblica: “Unë u thashë miqve dhe familjes se nëse nuk do ta gjej njeriun e duhur gjatë 40-vjetorit të lindjes, do të martohesha me veten”. Dasma ka fituar një pasqyrim të madh në rrjetet sociale ku Laura ka shpërndarë më shumë se 120 fotografi.