Ishte e pakënaqur me hundën e saj: E ndryshoi pa ndihmën e operimit!

pamjen-hundes-kenaqur-kujdes-ndryshoi-pamjen

Eksperti nga Beverly Hills ka patentuar teknikën e tij për korrigjimin e hundës pa ndihmë kirurgjike që zgjat 5 minuta, dhe pas procedurës, për dallim me kirurgjinë klasike estetike, këtu nuk është i nevojshëm shërimi apo rehabilitimi.

Korrigjimi i hundës është një nga korrigjimet më të zakonshme estetike si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt, ndërsa ky lloj revolucioni në këtë procedure është shpikur nga kirurgu plastik Simon Orien, themelues i një nga klinikat në Beverly Hills. Simon ka një kohë që zbaton këtë lloj korrigjimi të hundës, dhe i gjithë procesi përfundon vetëm për 5 minuta kohë.

Këtë lloj korrigjimi të hundës ka kërkuar ta bëjë edhe 27 vjeçarja londineze Johanna Dela – Radone. Procedura është kryer pikërisht nga ky kirurg. Parregullsitë e hundës Orien i korrigjon me ndihmën e mbushësve duke përdorur gjilpëra shumë të holla për injektimin preciz, pikërisht në vendet ku ka nevojë. Kjo teknikë shumë lehtë mund të parashikojë rezultatet e procedurës, dhe padyshim hunda e re duket shumë më natyrale se korrigjimi klasik me anë të operacionit.

“Mund të vijë deri tek rrjedhja e vogël që zgjat jo më shumë se dy ditë, mirëpo gjilpëra është aq e imët saqë nuk lë asnjë shenjë”, thekson Simon. Hunda e re e Johannës zgjat 2 deri 4 vite ndërsa shpenzimet kanë kaluar shifrën rreth 7500 euro. Ajo ishte shumë e kënaqur për finesën e mjekut që modeloi hundën e saj të re.

“Askush nuk ka menduar se hunda ime e re është bërë në mënyrë natyrale. Kur unë e kam pohuar gjendjen time jokirurgjikale, ata janë habitur pa masë”, shpjegon Johanna.