Ishin duke numëruar votat por brenda tyre gjetën një shënim që i la pa fjalë

Zgjedhjet janë një proces që gjithnjë prodhojnë ngjarje me pikëpamje nga më të ndryshmet, si të rënda e deri tek më komiket.
Kështu, edhe 25 qershori i këtij muaji nuk ka kaluar pa shënuar situata që do mbahen mend për një kohë të gjatë.

Kështu një qytetar-numërues votash ka shkruar pranë JOQ se gjatë numërimit në qytetin e Peshkopisë kanë gjetur një letër me një shënim special brenda fletës së votimit.

Në fletën e gjendur nga numëruesit e votave në brendësi të njërës prej tyre shkruan:

“Ngrihu o Enver nga varri dhe tregoju vendin këtyre këlyshëve zagarë. Shkatërruan pronën e çdo shqiptari që nga Pashko e deri te Azem Hajdari që shkuan për dy lesh k… Të gjithë tjerët vini para litari!”

A nuk është interesante që pas kaq shumë vitesh që vendi ka dalë nga diktatura dhe po “shijojmë demokracinë” akoma ka persona që Enveri u duket një lider më i madh se sa klasa politike aktuale?!