“Isha shumë e trashë për seks, humba kilogramë për ta shpëtuar martesën”

loading...

sue-hayes-with-husband-lee

loading...
Sue Hayes kishte frikë që të shkonte në shtrat pasi frikësohej që burri i saj, Lee, mund t’i kërkonte seks.

Arsyeja pse frikësohej nuk ishte mungesa e dëshirës, por ajo fizikisht e kishte të pamundur që të kryente marrëdhënie seksuale.

Hayes peshonte 119 kilogramë dhe e tmerronte ideja që burri i saj ta shihte të zhveshur, transmeton Klan Kosova.

Pas shtatëzanisë së katërt dhe vdekjes së babait të saj, ajo shtonte 30 kilogramë për çdo vit.

Por ajo nuk ka qenë gjithmonë beze.

Kur u martua me Lee, në Ditën e Shën Valentinit në vitin 1995, peshonte 65 kilogramë por vitet po kalonin e pesha që shtonte po ndikonte shumë në jetën seksuale të çiftit.sue-hayes-615x380“E dija që Lee më donte për atë që isha. Ai gjithmonë më ka trajtuar si princeshë, pavarësisht madhësisë time. Por sa më shumë trashesha, fillova të vuaj më shumë nga kriza duke mos më pëlqyer vetja dhe nuk ndihesha mirë në shtrat”, është shprehur Hayes.

Por një ditë shtatori 2012, Lee e ftoi atë të bisedonin.

“Ai më tha se duhet të flasim. Më tha që nuk ishte i lumtur dhe kishim nevojë të shkonim për tu këshilluar. Ndihesha sikur më ka goditur dikush në barkë, kur më tha që nuk ndihej më i afërt me mua”.

Më pas ajo vendosi që duhet të humbas peshë në rast që dëshiron që martesa e saj t’i shpëtojë.

“Humbja në peshë është veprimi më i mirë që kam marrë. Kjo gjë e shpëtoi martesën time”.

loading...