Ish-ushtari që u hodh në kafazin e luanëve, pretendonte se ishte profet (Foto/Video)

Franco Ferrada një 20 vjeçar nga Santiago në Kile, është ish-ushtari që zhveshi vetën dhe ushqeu luanët e kopshtit zoologjik me trupin e tij, duke pretenduar se është profet i dërguar nga Zoti.

Ai la një shënim në xhepin e rrobave të tij para se t’i hidhte , duke shkruar se fundit i botës është shumë afër.

“Apokalipsi ka ardhur dhe unë e di saktësisht kur do të vijë, unë jam profet dhe jam kthyer për popullin tim”, kishte shkruar ai.

Nuk është e qartë ende nëse ai është përpjekur t’i japë fund jetës së tij, edhe pse dëshmitarët kanë thënë se ai fillimisht nisi të flasë mbi heroin biblik Daniel, i cili në kohën e tij ishte hedhur mbi luanë por e kishin shpëtuar engjëjt e dërguar nga Zoti.

Së bashku me letrën, në xhepat e tij janë gjetur edhe dy vizatime të çuditshme të luanëve, që mendohet se kjo mënyrë e vdekjes së tij është në lidhje me vdekjen e nënës së tij nga kanceri i gjirit, pothuajse 10 vjet më parë, kur ai ishte 11 vjeçar.

Ferrada gjithashtu kishte thënë para se të vdiste se kurrë nuk do ta falte babain e tij i cili e kishte braktisur pas vdekjes së nënës. Ai kishte filluar të pijë shumë alkool pas humbjes së saj kështu që la edhe djalin.

Ferrada jetonte në një jetimore, punonte në Santiago në një dyqan me hamburgerë  dhe u bashkua e ushtrinë kur jetimorja e kishte lënë të lirë, pasi sipas tij ai donte të largonte demonët nga mendja e tij.

Aktualisht, ai është duke u shëruar në një spital sepse ka marrë plagë të rënda në fytyrë, kafkë, qafë, supe dhe ijë.

Pavarësisht se miqtë dhe familja e tij ishin në dijeni se ai kishte vuajtje mendore dhe psikike, në ditën e nënës ai shkroi një mesazh emocional në Facebook.

“Nënë, u bënë nëntë vite që shkove në krahët e Zotit, gjithmonë do të kujtojë sakrificën që bëre për mua vëllezërit dhe motrat. Sa do të doja të të kisha këtu, të të përqafoja të të puthja dhe të ndjeja ngrohtësinë tënde, ashtu si kur kam lindur”.

Tre ditë para se të hidhte vetën lakuriq tek luanët, ai kishte shkruar edhe një mesazh tjetër: “Vetëm unë mund të shkruaj jetën time”.

Kopshti zoologjik po merr në konsideratë veprimet ligjore kundër Ferrasës, duke e akuzuar atë fajtor për hedhjen në kafazin e luanëve.

Dëshmitarët dhe drejtori i këtij kopshti zoologjik kanë thënë se janë ndjerë shumë keq kur panë aktin e tij, me ç’rast u detyruan të vrasin dy luanët, një mashkull dhe një femër vetëm për të shpëtuar jetën e të riut.

Për më tepër, dëshmitarët thonë se kur u gjuajt në kafazin e luanëve, ai kishte filluar të bërtasë në mënyrë të çuditshme, duke thënë gjëra për Jezusin, dhe duke ulërirë në zëra të padëgjuar nga një njeri.

Ferrada vazhdon të jetë pa ndjenja i shtrirë në spital, duke marrë trajtimin e duhur edhe pas plagëve të rënda.

– See more at: http://lajmi.net/ish-ushtari-qe-u-hodh-ne-kafazin-e-luaneve-per-ti-ushqyer-trupin-e-tij-pretendon-se-eshte-profet-derguar-nga-zoti-fotovideo/#sthash.MVhNTJSt.dpuf