Ish-ushtari i UÇK’së i gjetur i vrarë në malë, besohet se ka qenë dëshmitar në Gjykatën Speciale (Video)

loading...


Vrasja ne Drenas by GazetaExpress
Ish-ushtari i UÇK’së Bekim Curri, i gjetur i vrarë mbrëmë në fshatin Korreticë të Drenasit, besohet se ka qenë dëshmitar në Gjykatën Speciale, raporton ‘Insajderi’. 37-vjeçari ka qenë ushtar i UÇK ‘së në zonën që është kontrolluar nga Ajvaz Berisha, i njohur si komandant Tigri.
Burime të afërta me hetimet për krime lufte i kanë thënë Insajderit se Curri, ka qenë dëshmitar për zonën e Berishës.

Një gjë të tillë e kanë thënë edhe burime nga Policia e Kosovës, bazuar në deklaratat e familjarëve të të ndjerit.

Policia , nëpërmjet një njoftimi për media, ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si vrasje dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
I ndjeri, prej pasluftës ka jetuar në Zvicër.
g

loading...

loading...