Ish-ushtari i UÇK-së dëbohet nga shtëpia për shkak të qirasë (Video)


Kishte luftuar për ta çliruar Kosovën dhe gëzuar pavarësinë e saj.
Por, Bedri Hyseni, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tani nuk po ka as vend ku të jetojë.
Shtëpia i ishte djegur në luftë, kurse në banesën ku po jeton po duan ta dëbojnë, sepse nuk ka para për qiranë.
Agjencia Kosovare e Pronës shpesh e ka dëbuar nga banesa, njofton Klan Kosova.
Ai nuk punon, kurse pensionin si veteran, për shkak të komplikimeve në proces, ende nuk po e gëzon.
Untitled