Ish-truproja i Sali Berishës “plas bombën”: Shteti më ka bërë puçin se nuk më thanë…

Ish- truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia treguar me anë të një statusi në Facebook se është dënuar nga shteti grek me burgim të përjetshëm.
Haxhia shkruan se ky është një “puç” që i bëhet edhe nga shteti shqiptar duke mos e njoftuar kurrë për një gjyq të tillë.

Statusi i plotë:

Njeriu në jetë ndeshet me shumë sfida. Bie, ngrihet, plagoset, shërohet, zhgënjehet, lumturohet, dështon apo tregohet i suksesshëm. Bie pre e paragjykimeve e shpifjeve , apo bëhet urë e të tjerëve në rrugëtimin e tij drejt një ngritje apo pasurimi. Në jetën time mund të kem bërë shume gabime që më kanë kushtuar shumë.

Jam munduar gjithmonë ti përballoj sfidat e jetës me dinjitet e pa u nënshtruar në asnjë situate, pa humbur dinjitetin dhe me e rëndësishmja pa rënë në batakun e krimit. Por jam ndëshkuar me të padrejtë, duke humbur lirinë, e dënuar për gjëra që nuk kam bërë.

Dje mora vesh se ne vitin 2001 jam dënuar me burgim të përjetshëm nga shteti dhe gjykatat greke. Jam dënuar për një vrasje të kryer në vitin 1998 në Athinë, kur unë në atë kohë kam qenë në Tropojë dhe kam vite pa shkelur në tokën greke.

Është e “habitshme” se nga shteti shqiptar edhe pse ka pasur dijeni për ketë vrasje dhe dënim që kam marrë, nuk është përmendur asnjëherë.

Si duket e kane ruajtur si As nën mënge, për ta përdorur ndaj meje. Nuk ju ka mjaftuar dënimi që më dhanë, ngaqë u gjenda ne Tiranë kur ndodhi “vrasja e shekullit”. Dhe vunë në lëvizje patronët e tyre greke për të më dhëne një dënim të tillë. Por duke mësuar këtë dënim, unë jam i qarte se cilët janë urdhërdhënësit e vrasjes se vëllait tim në qershor 1997.

MBLEDHJE QEVERIE – Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje mbledhje qeverie, ku ka kerkuar ndalimin e importit te cdo lloj artikulli qe nuk ka kod doganor, edhe ne rast se ai perfshihet ne listen e gjelber te lendeve te para qe lejohen te importohen per perpunim.