Ish-trajneri i Peruxhas padit bandën shqiptare për pengmarrje

loading...

f1_22peruxh1363958232

loading...
Peruxhi, 22 mars – Ish-trajneri i Peruxhias, Serse Cosmi, ka depozituar në gjykatën e Peruxhias një padi kundër një bande shqiptarësh, transmeton lajmin Shekulli. Serse Cosmi dhe familja je tij u mor peng nën kërcënimin e armëve, nga një bandë shqiptare e specializuar për vjedhje banesash.

Gjatë grabitjes, banda e shqiptarëve mori me vete rreth 5000 euro para, si dhe shumë bizhuteri të çmuara, ndërsa vilës i patën shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Gjate grabitjes, Cosmi bashke më të gjithë familjen është kërcënuar me vdekje, ndërsa është mbyllur me çelës me gruan dhe vajzën në një dollap, duke u privuar nga celularët.

Altin Hoxha, 28 vjeç është një nga pjesëtarët kryesorë të bandës së hajdutëve që ka vjedhur të paktën njëmbëdhjetë vila në provincën e Peruxhias, mes të tjerash edhe atë të trajnerit të futbollit Serse Cosmi.

loading...