Ish-polici shqiptar gjen milioneren e zhdukur angleze, rrugëve të Milanos

Një milionere britanike e cila ishte zhdukur më shumë se një vit më parë, u gjet rrugëve të Milanos, pasi dyshohet se kishte humbur kujtesën si pasojë e një rrahje të egër.

Ariane Lak u gjet duke fjetur në një zonë tregtare të qytetit italian rreth tre ditë më parë, pasi u zhduk nga në muajin mars të vitit të kaluar.

51-vjeçarja, e cila pretendon të jetë pasardhëse e monarkisë Qajari dhe i referohet vetes në rrjetet sociale si “Princesha”, jetonte në një hotel në Residence Di Coro/Di Corso në Milano, përpara se të zhdukej.

Një ish-polic shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e gjeti gruan e cila mendohet të jetë Arian Lak, teksa pyeste në Milano duke u treguar njerëzve fotografinë e saj.

Pasi shqiptari i pajtuar si detektiv, zbuloi gruan që mendohet të jetë zonja Lak, ajo përsëriste vazhdimisht, “Unë zgjodha vetë të jetoj në rrugë”.

Një anëtar i familjes në muajin janar duke folur për mediat tha se hoteli ishte duke u mbyllur dhe zonja Lak u zhvendos në një hotel atu pranë.

“Ariane nuk është parë më qysh prej muajit mars të vitit 2016, familja e saj është shumë shqetësuar për fatin e saj”, thuhej në një postim për njerëzit e zhdukur, në sajtin ‘Lucie Blackman Trust’