Ish-pjesëtari i UÇK-së gjendet i vrarë në një mal në Drenas

Një person me inicialet B. C., nga Korrotica e Lartë e Drenasit është gjetur i vrarë në orët e mbrëmjes.

“Koha Ditore” mëson nga burimet e saj se burri rreth 40 vjeçar, ishte pjesëtar i UÇK-së.
Ai ishte duke jetuar jashtë Kosovës, dhe në Drenas ka ardhur për pushime.

Tash për tash nuk dihet për ndonjë të dyshuar, apo për motivet që kanë çuar në vrasjen e këtij personi. Trupi i tij është gjetur në një mal në afërsi të qytetëzës.uck1-620x330