Ish -nusja e Berishës nxjerr fotot me fustan nusërie: Isha e virgjër kur më dhanë burrë të huaj

loading...

loading...

Sadije Berisha, ish -gruaja e Shkëlzen Berishës është bërë nostalgjike kohët e fundit. Mbase për fustanin e nusërisë, Shkëlzenin, ish -burrin apo moshën e re, ajo ka postuar një foto kur është veshur nuse.

Mbi dixhiturën e fotos, Sadije kujton atë kohë duke sjellë në vëmendje traditat që ndiqte nusja në një dasëm myslimane shqiptare të vitit 1988. Sadija shkruan se në atë kohë ajo po martohej me një burrë që nuk e kishte parë ndonjëherë. Ishte vetëm 20 vjeçe dhe e virgjër. Për më tepër Sadija kujton dhe faktin që ajo nuk duhet të buzëqeshte gjatë ceremonisë pasi nuk lejohej. Me një sens ironie për kohën thotë se edhe nëse lejohej ajo nuk mund të qeshte.

Sadija, pas ndarjes me burrin e saj të parë, u martua me Shkëlzenin, djalin e ish -kryeministrit Sali Berisha, me të cilin ka dy fëmijë. Pas një periudhe bashkëjetese ajo u nda me Shkëlzenin. Sadija pati një konflikt të hapur me Armina Mevlani, të dashurën e Shkëlzenit, ku ajo i dha medias një mesazh therës për dashnoret e reja të burrave të martuar.

Statusi i Sadije Berishës:

Nëna ime vetëm më dha disa fotografi shumë të vjetra. Pas në kujtesë… Kjo është ajo foto nga një martesë tradicionale, “me shkuesi” (myslimano-shqiptare). Isha 20 vjeç, e virgjër me flokë të gjatë (nuk më lejohej t’i prisja). Flokët e mi kanë arritur deri në gjunjë në moshën 20 vjeçare..

Është fotoja e parë që kushëriri im Fadil Berisha më shkrepi. Atë kohë m’u dha për burrë tërësisht një i huaj. Buzëqeshja në martesën tënde nuk ishte e lejuar (për nusen), por megjithatë …. në rrethana të tilla … kush do të donte?”, shkruan Sadija në këtë status.

loading...