Ish-kryeministri turk: Turqia është shtet shqiptar, po aq sa është edhe shtet turk

Ahmet Davutogllu, ish-kryeminitri turk në një deklaratë para studentëve të Universitetit të Tetovës është shprehur se e ndjen veten si pjesë e stafit akademit të UT-së.

Teksa iu përgjigj pyetjeve të studentëve për marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe turqve, theksoi se kur bëhet fjalë për këtë miqësi nënkuptohet një familje.

Ja si është shprehur ai:

Nëse vini në Turqi, do t’i shihni turqit dhe shqiptarët të jetojnë në një familje. Andaj, nuk do t’i referohem çështjes shqiptaro-turke ndaras. Turqit dhe shqiptarët janë një familje, vetëm një familje. Ndonjëherë thuhet se ka dy apo tre shtete shqiptare. Jo, edhe Turqia është shtet shqiptar, po aq sa është edhe shtet turk.