Ish i dashuri pasanik i Olta Gixharit harron romancën e tyre, prezanton partneren e re

Pak kohë më parë lidhja e Olta Gixharit me një djalë biznesmen disa vite më të vogël se veten, tërhoqi vëmendjen e mediave rozë. Edhe pse në fillim ata nuk e pranuan lidhje, disa fotografi të shkrepura në një event në kryeqytet zbuluan lidhjen e saj me Xhek Nasufin.

Por kjo romancë përfundoi shumë shpejt dhe tashmë duket se ai është i lumtur me një partnere të re.

Në një postim në Instastory ai ka bërë publike edhe një foto të vajzës brune, me të cilën shihet duke shijuar një darkë në një restorant.

Ndërsa nga ana tjetër, për Oltën nuk flitet për asnjë lidhje të re.