Ish-i dashuri i adoleshentes që tentoi të vetëvritej: I thashë ‘të dua’ që të mos hidhej nga pallati

loading...

ish i

loading...

Pasi tentoi të hidhej nga tarraca e pallatit, 15­ vjeçarja S.C., është rikthyer në banesën e saj. Ajo ndodhet ende në gjendje të rëndë psikologjike.
Punonjës të shërbimit social dhe një psikologe kanë kontaktuar me adoleshenten duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë e shtyu atë drejt një hapi të tillë, ndërsa ajo ka pohuar se ka qenë pikërisht lidhja me të dashurin dhe problemet që e kanë çuar deri atje.

Sipas vajzës, ai i ka komunikuar vendimin e ndarjes dhe ajo ka vendosur të mos jetojë më. Nxënëse në klasën e nëntë, adoleshentja mësohet se nuk ka shkuar dje në shkollë.

Nga ana tjetër, burime pranë familjes treguan se pavarësisht se ishte i vetmi që mundi të parandalojë një tragjedi, i dashuri 17­vjeçar i vajzës ka deklaruar se nuk do të rikthehet më me të.

“Unë nuk e dua dhe nuk do të qëndroj me të. Lart në tarracë i thashë të kundërtën, sepse kështu ma kërkoi policia, pasi ajo nuk lejonte askënd t’i afrohej, por edhe sepse nuk doja që të hidhej prej andej. Nuk më dukej e arsyeshme të veproja ndryshe, por e vërteta është kjo. Ajo është një vajzë me probleme dhe nuk mund të vazhdoj me të”, është shprehur në polici i riu.

loading...