Ish futbollisti i Arsenalit lufton në Siri (VIDEO)

loading...

Një ish futbollistë i Arsenalit, i cili u rrit me Cristiano Ronaldon, është duke luftuar në Siri kundër forcave të Bashar al-Assadit.

Njeriu, i cili thuhet se ia ka kthyer shpinën mënyrës së jetesës në Evropë, është filmuar në dy video dhe është postuar në uebfaqen FiSyria.com.

Ai, i cili në video paraqitet si Ebu Isa el-Andalus, pretendon ka qenë ish futbollistë i Arsenalit, derisa është rritur me Cristiano Ronaldon. Ai ka thënë se është me origjinë nga Portugalia, derisa dy vite më parë është redikalizuar. .

Me një AK 47 në dorë dhe fytyrë të mbuluar, ai thotë se la paratë dhe mënyrën e jetesës në Europë për t’i bashkuar rrugës së All-llahut.

Ai u ka bërë thirrjeve të gjithë vëllezërve mysliman që t’i bashkëngjiten në luftë kundër armikut.

2f3faf247535014988d5950413a1eddc

loading...

loading...