Ish e dashura e Papës së ri: “Ngriva para televizorit kur e pashë… Jorge im ishte bërë Papë”

Pape

Papa i ri, përpara se të bëhej prift mund të ketë qenë një ‘latin lover’. Menjëherë pas zgjedhjes së tij ka ardhur edhe rrëfimi i një femre e cila thotë se ka qenë e dashura e tij. Amala Damonte, 76 vjeç, rrëfen se ata njiheshin që në fëmijëri dhe siupas saj ajo ka qenë shtysa që ai të hynte në kishë.

 “Ngriva përpara televizorit. Nuk e besoja dot se Jorge ishte bërë Papë,”u shpreh për mediat Damonte. Më pas ajo tregon se ishin 13 vjeç, kur ai i propozoi për martesë.

 “Më tha se do martohemi dhe do të të blej ty një shtëpi të bardhë, ku të jetojmë bashkë. Më tha se nëse e refuzoja, do të bëhej prift. Për fatin e mirë të tij, unë thashë jo,” vazhdon ajo duke qeshur. Mediat argjentinas ebëjnë me dije se ekziston mundësia që ajo të mos ketë qenë e vetmja femër në jetën e tij, pasi ai ka pranuar në një intervistë në vitin 2010 se ka pasur një të dashur, me të cilën pëlqente të kërcente tango. Dhe kjo femër I përket një tjetër periudhe.. të shohim nëse do të dalë në dritë…

Untitled-2.jpg